Ndryshimi i “NEWBORN”, mesazh për një botë pa mure

14867780810101

Si çdo vit, obelisku i pavarësisë, “Newborn” në Kosovë do të ndryshojë. Autori i saj Fisnik Ismaili, këtë  vit vjen me një propozim ndryshe. Mesazhi përkon me zhvillimet në veri të Kosovës por edhe në botë. Shkronjat “N” dhe “W” (dubëlV) do të rrëzohen dhe mesazhi që do të përçohet është “No Walls”, Pa mure.

Obelisku i vendosur në ditën e shpalljes së pavarësisë është konceptuar nga autori si një monument i gjallë në ndryshim, ndaj cdo vit ngjyrat që i jepen vijnë bashkë me një mesazh.

“Ideja është që ‘NEWBORN’-i të përçojë një mesazh të fortë, që kundërshton muret, apo çfarëdolloj ndarjeje që ndodh sot mes njerëzimit thotë ai.

“NEWBORN”, fillimisht i verdhë, ndryshoi për herë të parë në pesëvjetorin e shpalljes së pavarësisë, kur u ngjyros me flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën, një vit më pas me ngjyrat e uniformave ushtarake të UCK-së dhe NATO-s.

Më 2015-ën ishin vetë qytetarët  që pikturuan në cdo shkronjë,  përveç asaj “E” që  mbeti e zezë, duke simbolizuar emigrimin masiv të kosovarëve atë vit. Edhe në tetë vjetorin e pavarësisë u ngjyros me të kaltër dhe në të u vizatuan re e tela me gjemba që simbolizojë izolimin e Kosovës për shkak të mos liberalizimit të vizave.

 

Pin It