Ky është autobusi që pasagjerët flenë gjatë rrugës për në shtëpi

Britanikët e lodhur nga një ditë e ngarkuar së shpejti mund të kenë mundësinë të transportohen deri në shtëpinë e tyre me anë të një autobusi të pajisur edhe me shtretër.

Projektuesit besojnë autobusi  do të operojë në tetë rrugë përgjatë katër qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar. Pasagjerët do të flenë edhe gjatë rrugës për në shtëpi, e përsa i përket ndalimit ata nuk do të duhet të shqetësohen sepse kujdestarët do të jenë në dispozicion për t’i zgjuar ata para se të arrijnë destinacionin e tyre. Autobusi i quajtur Simba, është projektuar nga arkitektët e Andersson-Wood , me bazë në Surrey.

James Cox, shefi i Simba, që është ideatori i këtij autobusi, tha: “Studimet tregojnë se ne flemë në mjetet e transportit publik 27 herë në vit dhe dhjetori është muaji kur kemi më shumë mungesë gjumi”.

Simba është në bisedime gjithashtu për të bërë të mundur që në këtë autobus të mund të porositet ushqim, që do të arrijë në shtëpinë e pasagjerit në të njëjtën kohë me pasagjerin

Pasagjerët do të kenë në dispozicion wi-fi, ujë mineral, pije frutash, kafe dhe ushqim, si dhe një sistem ruajtjeje për gjërat me vlerë.

 

Pin It