Zbuloni aplikacionin më interesant që ka krijuar policia kineze

 

Policia kineze prezantoi aplikacionin që inkurajon dëshmitarët për të raportuar vendndodhjen e fëmijëve të zhdukur ose të trafikuar. Përdoruesit mund të përdorin fotografi, kohën, vendin dhe përshkrime shtesë në lidhje me zhdukjen .

Informacioni do të jetë në dispozicion të publikut dhe është krijuar me qëllim të rritjes së efikasitetit në rastet e zhdukjes dhe trafikimit.

Ky aplikacion vjen menjëherë pasi në Kinë një universitet ka zhvilluar makina të reja policore që mund të skanojnë fytyrat dhe tabelat e regjistrimit në një rreze prej gjashtëdhjetë metra largësi.

Aplikacioni është si rezultat i sofistikimit të teknologjisë dhe metodologjisë kineze për të avancuar në sigurinë shoqërore.

 

Pin It