Shtyrje afati për titujt e pronësisë për fermerët

Agriculture

Procesi i pajisjes së pronarëve me titujt e pronësisë për tokat bujqësore nuk mund të përfundojë në afatin e parashikuar në ligj në 30 qershor 2016. Pushteti vendor nuk mund të përmbushë në kohë dhënien e titujve të pronësisë për shkak edhe të ndarjes së re administrative e territoriale.

Për këtë arsye qeveria i kërkoi parlamentit të shtyjë afatin ligjor deri në fund të vitit 2017. Për të mos kapërcyer afatin ligjor qeveria ka kërkuar shyrtimin e përshpejtuar të procedures.

Numri i fermerëve që kanë paraqitur kërkesat për t’u pajisur me titujt e pronësisë është i lartë. Rreth 18.500 kërkesa janë në proces legalizimi në të gjithë Shqipërinë, ndërsa sipas Këshillit të Ministrave rreth 75% e çështjeve në gjykatat e vendit janë ende pa u shqyrtuar.

Pin It