Studim: Koha e duhur e përdorimit të ujit në shishe

Ditët e nxehta po afrojnë kështu që përveç hijes dhe flladit të freskët, uji do të jetë ai për të cilin do kemi më shumë nevojë.

Pavarësisht faktit që çdo shishe uji, ashtu si çdo produkt tjetër ushqimor ka një datë skadence, ekspertët thonë se afati i përdorimit të ujit në një shishe është i pafund.

Në shishe uji zakonisht shkruan që afati i konsumimit është një apo dy vjet. Megjithatë, përsa kohë që shishja të jetë e mbyllur uji do të jetë i sigurt për ta pirë. Natyrisht, me kushtin që shishja të jetë e mbushur në mënyrë higjienike, konstaton instituti gjerman SGS Fresnius, i cili merret me analizat laboratorike.

Mirëpo, kur shishja të hapet, ujin duhet pirë brenda disa ditësh, sepse në shishe të hapur mund të hyjnë mikroorganizmat dhe të shumohen shpejt, thotë instituti.

 

Pin It