Kontrolloni shishet e plastikës sa herë të blini ujë

 

Uji i pijshëm është prej produkteve më të konsumuara. Zakonisht ky produkt fabrikohet nëpër shishe plastike. Blerja e ujit në shishet e plastikës përbën një rrezik për shëndetin ,mirëpo shanset se dikush mund t’ju ketë treguar të gjitha detajet në lidhje me këtë rrezikshmëri, janë të pakta.

Në çdo shishe tregohet se çfarë lloj plastike është përdorur për t’u krijuar ajo. Ky informacion është shumë i rëndësishëm, pasi çdo lloj  plastike përmban përbërës kimik të cilët mund të shkaktojnë shumë dëme në trup.

Më poshtë do t’ju njohim me kuptimin e këtyre shenjave:

PET ose PETE

PET është plastika më e përdorur dhe gjendet në shumë shishe të ujit dhe pijeve. Përdorimi i përsëritur i kësaj shisheje rrit shansin e formimit të baktereve në të. Këto shishe mund të lëshojnë metale të rënda dhe kimikate që prekin hormonet.

HDP ose HDPE

Plastika HDPE është një plastikë që përdoret në shishe të qumështit, detergjentit, vajit dhe çantave plastike. Kjo lloj plastike nuk lëshon ndonjë kimikat. Ekspertët sugjerojnë që ta zgjidhni një shishe të tillë kur blini ujë në shishe, për shkak se konsiderohet si më e sigurta.

PVC ose 3V

PVC është një plastikë fleksibile që përdoret për të krijuar plastikë të pastër për mbështjelljen e ushqimit, lodrat e fëmijëve dhe produktet e tjera. Kjo lloj plastike lëshon dy kimikate toksike që prekin hormonet në trup. Ekspertët sugjerojnë që të mos e blini këtë lloj shishe.

LDPE

Kjo plastikë nuk duhet të përdoret në prodhimin e shisheve, edhe pse nuk lëshon ndonjë kimikat të dëmshëm në ujë. Megjithatë, nuk është një ide e mirë që ta blini një të tillë nëse e gjeni në dyqane.

PP

Një tjetër plastikë transparente që përdoret për të paketuar shurupët dhe shishet e jogurtit. Kjo lloj plastike është e kualitetit të lartë dhe konsiderohet si shumë e sigurt.

PS

Polistereni është një plastikë e shtrenjtë. Ajo përdoret për të krijuar gota, kartonët e vezëve dhe mbulesat. Ajo lëshon substanca kanceroze kur nxehet. Nuk këshillohet të përdoret për një periudhë afatgjate në ushqim ose pije.

PC

Kjo është plastika më e rrezikshme. Kjo kategori është e projektuar që t’i bashkojë të gjitha plastikat së bashku. Kjo lloj plastike lëshon substanca të dëmshme në ushqim dhe pije, nëse janë të paketuar me të, kështu që evitojeni.

 

Pin It