Britani e Madhe: Hapet palestra ku shkohet për të fjetur

 

Në Britaninë e Madhe hapet palestra për të fjetur: “Kursi i gjumit të pasdrekes”. Kursi quhet pikërisht “napping” (dremitje) dhe është i hapur për këdo. Salla ka krevatë me dyshekë të butë, jastëk dhe mbulesa ku klientët mund të qetësohen për 45 minuta në gjumë pa asnjë zhurmë.

Ideja vjen nga rrjeti i mirënjohur i palestrave britanike David Lloyd Clubs.  Lloyd pasi vrojtoi të dhënat që prindrit kishin lënë ndërkohë që sillnin fëmijët në palestrat e tij, vuri re se 86% e prindërve që shoqëronin fëmijët deklaronte se ishin të lodhur që kur hynin në palestër.

Kështu Llyoid mendoi për një kurs të veçantë të posaçëm për ta, por që mirëpret çdo person tjetër që ka nevojë e mund të bashkohet në dremitjen rigjeneruese.

Pin It