Johnson: Britania nuk do të heqë dorë nga roli drejtues në Europë

1468831437Capture

Brexit nuk do të ndikojë në rolin që Britania e Madhe luan në Europë. Sipas Sekretarit të Jashtëm britanik, Boris Johnson, largimi i Britanisë nga BE nuk nënkupton braktisjen e detyrave dhe miqve të saj në Europë.

“Për asnjë arsye nuk do të braktisim rolin e liderit në Evropë”, – tha Johnson për median gjatë takimit të tij të parë me Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.

Johnson tha se vendet e BE-së kanë nevojë të koordinohen për t’iu përgjigjur terrorizmit, pas sulmit të fundit në Nisë të Francës. Ai gjithashtu përmendi trazirat e fundit në Turqi, duke iu kërkuar palëve të veprojnë me përmbajtje dhe maturi.

Kreu i diplomacisë britanike do të takohet me homologët e tij të vendeve të BE-së dhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry. Në këto takime do të diskutohet rreth sulmit në Nisë të Francës dhe të ashtuquajturit “grusht shteti” në Turqi.

Pin It