Ku do luhet finalja e Champions League në 2020?


Pasi përcaktoi stadiumin e ri të Atleticos së Madridit, ‘Wanda Metropolitana’, si pritëse të finales së 2019-ës, UEFA po vijon me shpejtësi përcaktimin edhe të vendit pritës të finales së 2020-ës.
Kandidaturat për këtë event janë 4 stadiume, dy prej të cilëve janë në Portugali, një në Turqi dhe i fundit në Poloni.
Kështu portugezët konkurrojnë me stadiumin e Sportingut të Lisbonës ‘Jose Alvalade’ dhe atë të Portos ‘Do Dragao’.
Nga ana tjetër, Turqia konkurron me të njëjtin stadium ku u luajt finalja e 2005-ës, ‘Ataturk Stadium’, ndërsa Polonia me ‘Arena Gdansk’.
Të 4 kandidaturat do të vlerësohen nga UEFA dhe fituesi pritet të publikohet jo më herët se 1 marsi i 2018-ës

Pin It