Së shpejti vjen çadra teknologjike Air Umbrella

14687861120airumbrellac-02

Çadra është një nga mjetet më të rëndesishme në ditët me shi, por tashmë ka ardhur momenti për zhvillimin e saj. 

Air Umbrella është objekti më i ri që do të ju ndihmojë nga ditët me shi duke eliminuar vështirësitë që mund të hasim ndonjëherë me çadrat e zakonshme si lagështira që ajo sjell.

Air Umbrella bazohet tek lëshimi i ajrit që del nga pjesa e sipërme e objektit dhe që i shtyn tutje pikat e shiut. Objekti nuk ka dalë ende në shitje sepse po kërkohen financime për prodhimin në seri të tyre dhe ka ende disa probleme të tjera për t’u zgjidhur.

Edhe pse mund të duket një shpikje e pavlefshme në të vërtetë është një objekt gjenial që mbi të gjitha do të ju lejojë juve që të mbeteni të thatë, pa u lagur edhe në kushtet kur era dhe shiu janë të fortë.

Pin It