“Air Umbrella”, çadra speciale me mburojë përmes ajrit

airumbrella4-1

Mesa duket ka ardhur koha që edhe teknologjia e çadrave të avancojë. Air Umbrella, është produkti më i ri që do t’ju ndihmojë në ditët me shi duke eliminuar vështirësitë që mund të hasim ndonjëherë me çadrat e zakonshme. Air Umbrella bazohet tek lëshimi i ajrit që del nga pjesa e sipërme e objektit dhe që i shtyn tutje pikat e shiut. Objekti nuk ka dalë ende në shitje sepse po kërkohen financime për prodhimin në seri të tyre dhe ka ende disa probleme të tjera për t’u zgjidhur.

Kjo është një  shpikje më të vërtetë gjeniale, që mbi të gjitha do të ju lejojë juve që të mbeteni të thatë, pa u lagur, edhe në kushtet kur era dhe shiu janë të fortë.

Pin It