Parashikimi i motit, e martë, 24 shtator 2019

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet mesatar deri edhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve. Kjo situatë më tepër do të jetë e theksuar përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e Ultësirës Perëndimore ndërsa relievet malore do të preken më pak.

Temperaturat në vlerat minimale pritet të kapin vlerat nga 9ºC deri në 17ºC ndërsa ato maksimale 17ºC deri në 29ºC.

Pin It