OKB, Greta Thunberg : Njerëzit vuajnë dhe vdesin, kurse ju flisni për para, përralla dhe rritje ekonomike

Në New York, në Pallatin e Qelqtë të OKB, ku liderët botërorë diskutuan dje për krizën klimatike, ishte e ftuar edhe Greta Thunberg.

16 vjeçarja suedeze ishte fytyra e vërtetë e Samitit të Kombeve të Bashkuara.

Greta Thunberg ka qortuar liderët botërorë duke thënë se njerëzit vuajnë dhe vdesin nga ngrohja globale dhe se të gjithë udhëheqësit kanë vetëm fjalë boshe. Ajo përsëriti atë që po thuhet për çdo vit.

“Ne jemi në fillimet e zhdukjes massive, njerëzit vuajnë dhe vdesin, ekosisteme të tëra po shemben kurse ju flisni për para, përralla dhe rritje ekonomike”.

Thunberg tha se ‘shkenca ka qenë e qartë për 30 vjet por ju ende nuk po bëni sa duhet’.

“Kjo është e gabuar. Unë nuk duhet të jem këtu. Unë duhet të isha në shkollë përtej oqeanit. Ju vodhët ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe”

“Ne jemi të zhgënjyer, por të rinjtë kanë filluar ta kuptojnë tradhtinë tuaj, sytë e të gjithë brezave janë mbi ju, dhe nëse vendosni të dështoni, nuk do t’ju falim kurrë”. “Bota po zgjohet dhe ndryshimi po vjen, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo”.

Por duket se liderët janë më të rëndësishëm se fëmijët aktivistë të mbrojtjes së klimës.

Pin It