Mali Roraima, vendi ku bie shi çdo ditë…

Mali Roraima gjendet në trekufirin Venezuelë, Brazil dhe Guajanë, i cili është pjesa më e lartë e zinxhirit terapuikë të rrafshnaltave në Amerikën Jugore.

Maja më e lartë , Maverick Rock ngrihet në 2.810 metra lartësi mbidetare.

Mali shtrihet në kreshtat malore të Guajanës, gjendet Parkun Nacional Canaima dhe besohet që është një prej formacioneve më të vjetra gjeologjike në Tokë, përkatësisht është rreth dy miliardë vjet.

 

Në Roraima shi bie pothuajse çdo ditë, për këtë shkak është bërë vendbanim për disa lloje bimësh dhe kafshësh.

Në vegjetacionin e ulët mund të gjenden bimë mishngrënëse Heliamphora, si edhe lloji i mbrojtur endem i bretkosës thithëlopë.

Ky mal sot është destinacion i preferuar për entuziastët e alpinizmit. Edhe pse rruga deri te plateja është mirë e shënjuar, mund  të humbasësh lehtë nëpër shtigjet e shumta të tij, të cilat janë të mbuluara me vranësira të dendura.

Të gjithë ata që planifikojnë të ngjiten në Roraim iu rekomandohet të marrin ciceronë lokalë nga Paraitepuia.

Pin It