Shkencëtarët zbulojnë teste që përcaktojnë autizmin

Shkencëtarët në Britani thonë se po zbulojnë një test të urinës dhe gjakut për të përcaktuar autizmin te fëmijët.

Hulumtuesit e Universitetit të Warwick-ut thonë se testi mund të bëjë diagnostikim të hershëm të çrregullimeve që hynë në kuadër të çrregullimeve të autizmit.

Çrregullimet e tilla kryesisht ndikojnë në marrëdhëniet sociale të një personi, ku simptomat përfshijnë probleme me komunikim, sjellje e përsëritshme, hiperaktivitet, ankth dhe vështirësi për t’u adaptuar në ambiente të reja.

Shkencëtarët thonë se përmes hulumtimeve kanë zbuluar një lidhje mes çrregullimeve që hynë në kuadër të autizmit dhe dëmeve të proteinave që gjenden në plazmën e gjakut.

Ata thonë se testet më të besueshme që i kanë krijuar përfshijnë ekzaminimin e proteinave në plazmën e gjakut, ku fëmijët me autizëm kanë pasur nivele më të larta të markerit të oksidimit, dityrosine (DT) dhe përbërës të caktuar të modifikuar nga sheqeri të quajtur AGE.

Gjenetika thuhet se është përgjegjësi kryesor i rasteve të autizmit, ndërsa pjesa tjetër e shkaktarëve përfshijnë një kombinim të faktorëve ambiental, mutacioneve.

Pin It