Shi në tokën e thatë, Cape Town

Cape Town në Afrikën e Jugut ka përjetuar thatësirat më të mëdha që janë parë ndonjëherë. Megjithatë, banorët e këtij qyteti arritën të ndjejnë gëzimin e shiut, edhe pse ranë vetëm  8 milimetra.

Gëzimi për shiun, sado pak që ra, është i kuptueshëm pasi banorët e qytetit prej javësh janë urdhëruar të përdorin ujin me kufizim të skajshëm, pasi ekziston mundësi e vërtetë që qyteti të mbesë pa ujë.

Që prej janarit, banorët mund të përdorin vetëm 50 litra ujë për person në ditë, sasi që mjafton për një dush të shkurtër, një zbrazje e depozitës së banjës, si dhe një lavatrice me rroba në javë.

 

Zyrtarët e qytetit kishin paralajmëruar se nëse nuk bie shi të gjitha çezmat do të mbeten të thata më 12 prill të këtij viti.

Pin It