Vaksinimi i turistëve, kusht për të udhëtuar në disa vende të Europës

Pushimet verore përveç rregullave të pasaportës, vizës kërkojnë edhe vaksinimin e turistëve. Daily Ekspress nga kjo hartë nuk përjashton as Shqipërinë.

Nëse nuk do t’i keni këto vaksina do të detyroheni të ktheheni mbrapsht në aeroport. Sipas NHS, janë një sërë vaksinimesh që duhen për të udhëtuar.

Nëse shkon në Maltë, duhet të provoni se keni bërë vaksinën kundër etheve të verdha.

NHS Fit for Travel thotë: “Kërkohet vërtetim i vaksinimit të etheve të Verdha nëse je mbi 9 muajsh dhe vjen nga një zonë me rrezik të lartë të transmetimit të kësaj sëmundje dhe për udhëtarët që kanë kaluar tranzit më shumë se 12 orë në aeroportin e një vendi me rrezik të transmetimit të etheve të Verdha. Nëse dallohen shenja të saj, fëmijët nën 9 muajsh bëhen subjekt i izolimit apo mbikqyrjes nëse vijnë nga një zonë e tillë”.

Të njëjtat rregulla janë edhe për Shqipërinë. NHS shpjegon: “Vërtetimi i vaksinimit të Etheve të Verdha të kërkuara nga udhëtarët mbi një vjeç që vijnë nga zona me rrezik të madh të transmetimit të etheve të Verdha”.

Përveç Maltës dhe Shqipërisë në vendet e tjera të Europës nuk të kërkohet një vërtetim i tillë, por janë një sërë vaksinash për të cilat paralajmërohen udhëtarët.

Për pjesën më të madhe të vendeve, në krye të listës është vaksina kundër hepatitit A. Nëse udhëtoni në Shqipëri, Azerbajxhan, Moldavi, Rumani dhe Turqi ju paralajmëroheni për të bërë tetanozin dhe vaksinën e hepatitit A.

Pin It