Europa nën dëborë dhe ngricë

norvegji

Pjesë të Evropës po përballen sot me kushte kaotike udhëtimi për shkak se temperaturat në rajon kanë rënë nën zero mes motit me dëborë, rrugëve të bllokuara, dhjetëra aksidenteve dhe stuhive më të këqija bregdetare në një dekadë.

Një adoleshent, 20 vjeç, vdiq dhe pasagjeri i tij u plagos rëndë pasi humbi kontrollin e automjetit në një rrugë të akullt në Gjermaninë Perëndimore.

Ndërkohë në veri të Suedisë, rreth 100 pasagjerë janë bllokuar gjatë natës pas motori i një treni u ndërpre në afërsi të fshatit të vogël verior Nattavaara, 50 kilometra në jug të Gallivare.

“Ne kemi regjistruar nivelin e ujit më të lartë në 100 vjet në Sonderborg, Bagenkop, Aabenraa, Rodbyhavn, Hesnaes, Rodvig dhe Koge”, tha një zëdhënës i Institutit Meteorologjik danez (DMI), Frank Nielsen për televizionin publik, DR.

Kushtet e drastike të motit kanë shkaktuar anullimin e disa shërbimeve të trageteve në detit Balltik me temperaturat që në disa pjesë të Skandinavisë kanë rënë më poshtë se minus 40 gradë Celius.

Qytetet bregdetare si Kiel, Rostock, Waernemuende dhe Wismar janë prekur gjithashtu nga moti i keq, ku janë përmbytyr rrugë dhe shtëpitë, pasi stuhisë “Axel” që përfshiu të gjithë rajonin.

Në ishullin Usedom, pjesë të shëtitoreve në bregdet janë përmbytur.

“Shpejtësia e erës është mbi 123 kilometra në orë dhe temperatura më e ulët është minus 20 gradë Celsius”, sipas regjistrimeve të Shërbimit Meteorologjik gjerman.

Autoritetet bavareze paralajmëruar rrezikun e një orteku pas motit të rëndë me dëborë që përfshiu shtetin jugor gjerman.

Autoritetet meteorologjike të Evropës thanë se stuhia tashmë po lëviz në të gjithë Balltikun drejt Bjellorusisë.

Megjithatë, mot i stuhishëm është parashikuar edhe për Gjermaninë Lindore dhe Jugore.

Mot i acartë pritet edhe në Ballkan.

/ATA/

 

Pin It