“Urdhëroni të drejtën dhe pengoni të keqen!” – Rruga drejt zhvillimit

Coffee cup and book on the table in the morning

Ka shumë ajete që nxisin dhe urdhërojnë interesimin për elementin njeri. Po të shihen të gjitha këto, do të kuptohet më mirë rëndësia që i jep feja islame njeriut. Por ne nuk mendojmë ta shqyrtojmë këtë temë tani për tani, vetëm sa do të prekim nja dy ajete sa për të dhënë një mendim.

“Le të jetë mes jush një grup që fton për të mirë, urdhëron të drejtën dhe pengon të keqen! Ja, vetëm ata kanë arritur sukses!” (Al-i Imran, 3/104)

“Ju jeni bashkësia më e dobishme ndër njerëzit. Urdhëroni për të mirë, e pengoni të keqen dhe i besoni Allahut plotësisht!” (Al-i Imran, 3/110)

Këto dhe ajete të tjerë të ngjashëm, janë jashtëzakonisht kuptimplotë për sa i përket tregimit të rëndësisë që i ka dhënë Islami njeriut dhe diturisë.

Islami i ka trajtuar zemrën, shpirtin, ndjenjat dhe mendimet në mënyrën më të mirë e të ekuilibruar dhe i ka orientuar ato sipas qëllimit final të krijimit të tyre. As nënvleftësim, as mungesë ekuilibri! Udhëtim me të gjitha këto ndjenja! Dhe me të gjitha, vëzhgim i pasperdes së qenies! Në jetën e tij të nderuar, i Dërguari i Allahut s’e ka nënvleftësuar aspak këtë, gjë që është me shumë rëndësi për një udhëheqës, për një prijës! Sa prijës ka që, ndërsa me njerëzit dhe mundësitë që kanë në duar, presin fitore, përballen me dështim! Më saktë, në brezin e fitores kurrsesi nuk shpëtojnë dot nga stonimet! Ata që e derdhin popullin në rrugë duke përfituar nga psikologjia e masës, ndoshta e shfrytëzojnë ndjenjën e tij, por në punët që kërkojnë vazhdimësi, kjo nuk ka aspak rëndësi.

Ndërkaq, i Dërguari i Allahut nuk pati menduar aspak për t’i mbledhur njerëzit pas vetes me anë të ndjenjave dhe entuziazmit. Sepse ata që ndjekin dikë me anë të një ndjenje dhe entuziazmi, mund të tërhiqen pas një ndjenje dhe entuziazmi tjetër, duke u larguar prej tij e duke u shpërndarë, duke e lënë vetëm atë! Kurse njerëzit përreth të Dërguarit të Allahut nuk e patën lënë atë as në kohët më të rënda e më të hidhura! Jo vetëm se patën lënë, por vdekjen për të e patën ditur qëllim të jetës dhe rënien dëshmor e patën quajtur shpërblim të jetës dhe qëllim. Kështu është edhe përdorimi i të gjitha ndjenjave të tjera, më saktë, shpërdorimi i tyre. Por le të kthehemi në temë: po qe se një vend është i rregulluar e i zbukuruar, është i rregulluar dhe zbukuruar me njerëzit e tij. Këtë pati bërë edhe Profeti Muhamed (s.a.s.). Fakti që njerëzit që pati dërguar në vende të ndryshme nuk patën gabuar kurrë në administrimin dhe qeverisjen e shteteve dhe popujve, madje, as në hapjen e shkollave dhe medreseve, tregon se i Dërguari i Allahut i pati përgatitur shumë mirë njerëzit që pati marrë pas dhe i pati dhënë rëndësi njeriut mbi gjithçka!

Pin It