Tre libra: Gjithësia, Kur’ani, Njeriu…

Gjithësia mbi të cilën shkencat e natyrës përpiqen e studiojnë me mundësitë e veta, në fakt, është libri i materies dhe dukurive të shkruar nga Zoti me fuqinë dhe vullnetin e Tij dhe të rregulluar sipas një plani, programi, mase dhe ekuilibri, kurse shkencat e vërteta janë raporte të nxjerra nga veprimtaria e Allahut në gjithësi, nga marrëdhëniet mes ligjeve hyjnore në gjithësi dhe materies dhe dukurive. Veç kësaj, është edhe libri i Kur’anit i ardhur nga atributi Fjalë i Allahut, me të cilin Allahu tregon se ç’është gjithësia dhe u bën dritë materies dhe dukurive në gjithësi.

Krijuesi që e ka ngritur gjithësinë brenda një rregullsie dhe harmonie, e shpreh këtë rregullsi me anë të Kur’anit. Edhe njeriu është forma e shkruar ndryshe e këtyre dy librave: librit të gjithësisë dhe librit të Kur’anit. Kur’ani, gjithësia dhe njeriu si vendshfaqja, në këtë mënyrë, e emrave dhe atributeve të Allahut në forma të ndryshme, janë tre përshkrues të përgjithshëm, tre libra të përgjithshëm me një lidhje të brendshme të jashtëzakonshme me njëri-tjetrin, që e sqarojnë dhe e shpjegojnë njëri-tjetrin dhe, në përfundim, e bëjnë të njohur Allahun, Zotin e vetëm të gjithësisë.

Pin It