Rikthehet gripi i shpendëve në Europë, AKU ndalon importin nga vendet e prekura

fb_1200x

Gripi i shpendëve ka prekur sërish Europën gati 10 vjet pas përhapjes së tij në vitin 2006. Ministria e Bujqësisë në vendin tonë ka ndaluar importin nga vendet e prekura dhe iu bën thirrje fermerëve të njoftojnë Shërbimin Veterinar në rast të ngordhjes së shpendëve.

Në njoftimin e saj për rikthimin e virusit H5N8 në europë, ministria thotë se Shqipëria është e rrezikuar për shkak të shtegtimit të shpendëve të egra drejt lagunave.

Sipas njoftimit, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje të zogjve të egër, për shkak të virusit H5N8 të influencës aviare.

Ky virus mund të përhapet nga shpendët e egra tek pulat dhe shpendët e tjerë shtëpiakë, prej të cilëve virusi mund të kalojë edhe tek njerëzit, nëse ata ushqehen me to. Për këtë arsye Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit të ndalojë importin nga vendet e prekura nga gripi.

 

Pin It