Shpesh kemi pyetur veten pse mollëzat e gishtërinjve e në përgjithësi lekura e duarve rrudhoset kur i mbajmë duart gjatë në ujë. Trupi ynë ka gjithmonë reagimin e duhur ndaj gjithçkaje që na rrethon dhe gjithmonë ka një mekanizëm mbrojtjeje sa herë përballet me një ambient të pazakontë.
I tillë është edhe rasti i duarve që kur qëndrojnë shumë në ujë, u krijohen rrudha shumë të dukshme, gati të bezdishme.
Sipas një studimi, arsyeja që trupi jonë reagon në këtë mënyrë ndaj ujit është se kur lëkura qëndron shumë në lagështirë trupi i çon trurit sinjale se sipërfaqja është e rrëshkitshme, dhe fillojnë të krijohen rrudha në forma të cuditshme në mënyrë që kontakti të jetë më i sigurt. Kjo është më shumë se një vetëmbrojtje, kjo është një mekanizëm inteligjence që na ndihmon në jetën tonë të përditshme.