Tributë Bajau, njerëzit që jetojnë në ujë

Tribuja Bajau përbëhet nga njerëz të cilët e kalojnë të gjithë jetën e tyre në ujë.

Ata jetojnë në brigjet e Borneos, pranë Malajzisë, por i kanë prerë të gjitha lidhjet me tokën, duke preferuar oqeanin e hapur.

Në vend që të mësojnë matematikë, fëmijët Bajau marrin rrjetat në duar, hipin në barka dhe mësojnë se si të kapin peshq dhe oktapodë.

Thuhet se këta fëmijë kalojnë shumë kohë në oqean dhe shikimi u është përshtatur për të parë më mirë nën ujë. Gjithashtu, nuk i zë deti si njerëzit normalë, por i zë toka kur zbresin në ndonjë ishull.

Tributë Bajau nuk kanë shtetësi. Ata kanë zgjedhur që të jetojnë në oqean, pasi vetëm aty janë të lirë të bëjnë jetën e thjeshtë që duan.

Pin It