Ka zona që njerëzit jetojnë mesatarisht deri në 120 vjet, e një nga këto krahina është në Pakistan. Aty është një fis i tërë për të cilët të jetosh kaq shumë vite është bërë diçka normale.
Banorët e Hunzas shprehen se ka disa arsye të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre.
Një 116 vjeçare ka treguar se sekreti i jetëgjatësisë së saj është fakti që ata nuk stresohen për gjëra pa rëndësi dhe e marrin jetën me shumë sportivitet.
Ata punojnë gjithë kohën, janë aktivë, konsumojnë vetëm produktet që i prodhojnë vetë dhe për një periudhë 2 deri në 5 muaj konsumojnë vetëm lëngun e kajsisë.
Ndërkohë ata nuk janë një popull shumë i zhvilluar. Rreth rreth 95 % e popullsisë dinë që të lexojnë dhe po ashtu praktikojnë edhe meditimin. Ata, thuajse nuk sëmuren asnjëherë.