Studimi, macet duan njerëzit më shumë se ushqimin

Ndoshta macet nuk janë aq anti-sociale sa mendoni. Një studim i ri ka zbuluar se macet janë në të vërtetë shumë të dashura dhe të shoqërueshme. Sipas këtij studimi ato preferojnë njerëzit dhe ndërveprimin me ta (përkëdheljet, lojërat) më shumë se sa ushqimin madje.

Po, ato i duan pronarët e tyre. Studimi i publikuar nga revista “Behavioural Processes”, analizoi sjelljet e maceve në raport me njerëzit, ushqimin, lodrat dhe aromat. Ndër të gjithë këta faktorë macet në shumicë të konsiderueshme preferuan të kalojnë kohë me njerëzit.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë mace në shtëpi. Tani mund ta dini se macja juaj nuk do vetëm ushqimin që i jepni, por edhe ju vetë.

Pin It