Mësoni të vërtetën, i paskemi ditur gabim ca gjëra

Sheqeri është armiku kryesor i dhëmbëve tanë.

Në fakt, ne duhet të fajësojmë “bakteret e këqija”, të cilat prodhojnë acid, duke dëmtuar kavitetin tonë. Mbetjet e karbohidrateve në dhëmbë janë ushqim për këto baktere. Natyrisht, sheqeri është gjithashtu një karbohidrat, por siç janë edhe shumë produkte të tjera – madje edhe frutat apo drithërat e shëndetshme bëjnë pjesë në këtë kategori.

Shtatzënat nuk mund të vizitojnë dentistin.

Përkundrazi, nëse ka një inflamacion në zgavrën orale të një gruaje shtatzënë, duhet të hiqet shpejt. Frika kryesore e këtyre grave lidhet me faktin se medikamentet e dhimbjes mund të ndikojnë në fetus. Megjithatë, nuk do t’ju duhet të duroni dhimbjen në karrigen e dentistit: hulumtimi modern tregon se anestezia lokale është e sigurt.
Sidoqoftë, gjithmonë duhet ta paralajmëroni dentistin se jeni shtatzënë.

“Rregullimi i dhëmbëve të qumshtit nuk është i nevojshëm”

Në fakt dhëmbët e qumështit kanë smalt të hollë dhe, si rezultat, janë më pak të mbrojtur nga bakteret.
Por një zgavër e dhëmbit të qumshtit e lënë pas dore mund të rezultojë në inflamacion të qelbëzuar, i cili më vonë do të dëmtojë një dhëmb të përhershëm.

“Për të pastruar dhëmbët mirë, duhet të përdorni një furçë të fortë”.

Në të vërtetë, ju mund të përdorni një furçë të butë. Disa dentistë madje rekomandojnë ta bëni këtë në mënyrë që të mos dëmtoni mishrat dhe smaltin. Gjëja kryesore është ndjekja e rregullave të thjeshta: pastroni dhëmbët dy herë në ditë dhe ndërroni furçën tuaj çdo 3-4 muaj.

“Duhet të përdorni një kunjë dhëmbësh pas ngrënies”

Përdorni fillin dentar pas ngrënies pasi me kunjë dhëmbësh mund të dëmtoni mishrat. Përveç kësaj, nëse keni dëshirë të pastroni dhëmbët me një kunjë dhëmbësh pas çdo vakti, kjo është një zile alarmi: është koha të vizitoni dentistin tuaj.

 

“Sa më shpesh i pastroni dhëmbët, aq më të shëndetshëm do të jenë”

Larja e shpeshtë e dhëmbëve mund të çojë në heqjen e smaltit dhe sëmundjet e dhëmbëve për shkak të aftësisë gërryese të pastës së dhëmbëve. Është më mirë të shpëlani gojën me një gargar të  veçantë midis larjes në mëngjes dhe asaj në mbrëmje.

 

“Një dhimbje dhëmbi do të thotë prishje e dhëmbit”.

Mund të ketë një sërë arsyesh për dhimbjen e dhëmbëve, që mund të mos jetë prishje: ndjeshmëria e dhëmbëve, inflamimi i tulit dentar ose mishit, etj. Ose mund të jetë sinusit.Vetëm një dentist mund të përcaktojë arsyen

Nëse një mbushje bie, do t’ju duhet ta gërmoni dhëmbin akoma më shumë për ta rimbushur.
Mbushjet janë bërë nga një material i sigurt dhe nuk bien për asnjë arsye. Më shpesh problemi është në zhvillimin e kavitetit nën mbushje dhe shkatërrimin e indeve të dhëmbëve.

“Ju duhet të hiqni dhëmbët e pjekurisë”.

Nëse dhëmbët e pjekurisë janë plotësisht të dalë në sipërfaqe dhe të shëndetshëm, nuk ka nevojë t’i hiqni ato.

“Dhëmbët duhet të lahen pas mëngjesit”.

Ky mendim ekziston edhe midis dentistëve. Megjithatë, sot shumica e tyre bien dakord që dhëmbët të lahen përpara se të hani mëngjes.

Gjatë gjumit, prodhimi i pështymës nga gjerndrat ngadalësohet dhe kjo është arsyeja pse bakteret dhe pllakat grumbullohen në gojë gjatë natës. Nëse ju nuk i lani dhëmbët para mëngjesit, të gjitha këto baktere do të shkojnë direkt në stomakun tuaj.

Pin It