Kalendari historik: 11 maj

330 – Inagurimi i Konstantinopojës nga Konstandini i Madh. Kostandinopoja (ish Bizanti) bëhet kryeqyteti i Perandorisë Romake. Përfundimisht, kjo perandori Lindore e Orthodhoksisë së krishterë e njohur si Perandoria Bizantine do të tkurrej në vetëm kryeqytet me rrethinat e saj –  dhe do të binte nën Perandorinë Osmane në betejën historike të vitit 1453. Qyteti mori emrin Stamboll. Më pas u bë kryeqyteti i katërt dhe i fundit i  Osmanëve deri në rënien e kësaj perandorie në vitin 1923, kur u zëvendësua me Republikën e Turqisë dhe me Ankaranë si kryeqytet.

1751 – Në Pensilvani u krijua spitali i parë në 13 kolonitë britanike në Amerikë.

1812 – Vallëzimi Valc pushtoi sallonet e ballove angleze. Valci filloi mes fshatarëve në Bavari dhe Tirol, pastaj u përhap në Bohemi, Austri, kryesisht në fshatrat në periferi të qyteteve. Sot, Valci i shpejtë vjenez, i popullarizuar nga familja e kompozitërove Shtraus, dhe Valci i ngadalshëm i stilit amerikan e ndërkombëtar janë jashtëzakonisht të përhapur mes vallzuesve të të gjitha moshave.

1858 – Minnesota pranohet si shteti i 32-të i SHBA-së. Shteti njihet si “Toka e 10.000 Liqeneve”, ndërsa emri Minesota është fjalë indiane vendase, për “ujë të pastër”.

1904 – Në Figueras, Spanjë, lindi Salvador Dali – artisti surrealist, piktor, skulptor, artist grafik, dhe projektues. Në vitin 1937 Dalí vizitoi Italinë dhe adoptoi një stil më tradicional arti,  së bashku me pikëpamjet e tij politike (Dali ishte mbështetës i Frankos dhe fazhizmit). Ai shkoi në SHBA në vitin 1940; gjatë kësaj kohe iu përkushtua kryesisht vetë-publicitetit; pikturat e tij ishin shpesh mbi tema fetare (Kryqëzimi), edhe pse subjekte seksuale ishin gjithashtu mbizotëruese. Më 1955, Salvador Dali u kthye në Spanjë. Vdiq i vetmuar në vitin 1989.

1910 – U shpall parku kombëtar Glacier në Alaskë, një prej thesareve më të çmuara të Shteteve të Bashkuara.

1916 – Albert Einstein shpall Teorinë e përgjithshme të relativitetit – teori gjeometrike e gravitacionit dhe përshkrimi i tanishëm i gravitacionit në fizikën moderne. Teoria e Ajnshtajnit ka gjetur zbatime të rëndësishme astrofizike. Për shembull, ajo nënkupton ekzistencën e vrimave të zeza në të cilat hapësira dhe koha deformohen në mënyrë të atillë sa asgjë, madje as drita, nuk mund të shpëtojë.

1924 – Firma Mercedes – Benz formohet nga bashkimi i dy kompanive; Gottlieb Daimler dhe Karl Benz.

1949 – Siam ndryshoi emrin e saj në Tajlandë.

1928 – Në kuadrin e përgatitjeve për shpalljen e Monarkisë, Ahmet Zogu bëri ndryshime në përbërjen e kabinetit të tij qeveritar.

1936 – Në qytetin e Lushnjes, u lind Vath Koreshi shkrimtar, publicist, skenarist dhe politikan i shquar. Në vitin 1955 mbaroi Politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë dhe më pas ndërroi profil dhe u diplomua për gjuhë dhe letërsi. Punoi në disa sfera dhe u shqua me krijimtarinë dhe talentin. Emrin e tij e ndesh në faqet e “Zërit të rinisë”, “Dritës” dhe organe të tjera të kohës. Ka lënë dhjetra vëllime me tregime, novela dhe romane, shumë prej të cilave kanë fituar çmime. Ka lënë gjurmë në zhvillimet tona kinematografike si skenarist. Skenaret që kanë dalë nga pena e tij janë vlerësuar si brenda vendit ashtu dhe në Festivalet Ndërkombëtare të Filmit.

1994- Vendi ynë aderoi në Konventën Ndërkombëtare Kundër Torturës, Ndëshkimit, Trajtimit Poshtërues dhe Mizorive të tjera jonjerëzore pranuar nga Ansambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1984.

1991- Në qytetin e Lezhës u krijua gazeta e parë e pavarur shqiptare, “Koha Jonë”. Fillimisht dalja e saj në tregun e shtypit ishte lokale dhe tirazhi i gazetës kapte një shifër relativisht të vogël. Brenda një viti gazeta “Koha Jonë” arriti  të bëhej një gazetë e përditshme dhe kombëtare.

Lindje

  • 1888 – Irving Berlin, kompozitor ruso-amerikan
  • 1904 – Salvador Dali, piktor spanjoll i surealizmit
  • 1916 – Camilo José Cela, shkrimtar spanjoll, Nobelist
  • 1918 – Richard Feynman, fizikant amerikan
  • 1930 – Edsger Dijkstra, shkencëtar holandez
  • 1930 – Luçie Miloti, këngëtare shqiptare
  • 1941 – Esad Jogić, letrar dhe gazetar boshnjak
  • 1984 – Andrés Iniesta,futbollist.

Vdekje

  • 1916 – Max Reger, kompozitor gjerman
  • 2001 – Douglas Adams, shkrimtar britanez
  • 1981 – Bob Marley, këngëtar nga Xhamajka
  • 2000 – René Muñoz , aktor kubannez, (lindi më 1938)
  • 2000 – Paula Wessely , aktore austriake (lindi më 1907)
  • 2001- Douglas Adams , shkrimtar angleze (lindi më 1952)
  • 2002 – Renaude Lapointe , gazetar kanadez (lindi më 1912)
  • 2003- Noel Redding , basisti anglez (lindi më 1945)
  • 2004- Mick Doyle , futbollist regbi dhe trajner irlandez (lindi më 1941)
  • 2004 – John Whitehead , këngëtar amerikan ( McFadden & Whitehead ) ( 1949)
  • 2005- Mihalis Genitsaris , këngëtar dhe kompozitor greke (lindi më 1917)
  • 2006- Floyd Patterson , boksier amerikan (lindi më 1935)
  • 2006 – Frankie Thomas , aktor amerikan (lindi më 1921)
  • 2006 – Yossi Banai , këngëtarja Izraelite (lindi më 1932)
  • 2007- Malietoa Tanumafili II , Sundimtar Sovran i Samoa (lindi më 1913)
  • 2007 – Bernard Gordon , (lindi më 1918)
  • 2008- Dottie Rambo , këngëtar amerikan (lindi më 1934)
  • 2008 – John Rutsey , bateriste kanadeze , (lindi më 1953)
  • 2008 – Bruno Neves , çiklist portugez (lindi më 1981)

 

 

Pin It