Bienalja e Venecias 2017, ‘‘Ndodhi në kohën e tashme’’ çojnë artin shqiptar atje

Edicioni i 57-­të i Bienalja e Venecias 2017 do të hapë më 11 maj Ekspozitës më të madhe Ndërkombëtare të Artit, ndërsa ceremonia e çeljes do të mbahet në orën 11:00. Në këtë bienale do të sjellin artin e tyre rreth 86 vende të botës. Vendet që marrin pjesë në këtë bienale janë nga të gjitha kontinentet, ku përfshihen ndër të tjera: Shqipëria, Andora, Angola, Argjentina, Armenia, Australia, Belgjika, Bolivia, Bosnja, Brazili, Kili, Kuba, Qipro e shumë vende të Europës. Tre vendet që do të marrin pjesë për herë të parë janë Antigua dhe Barbuda, Kiribati dhe Nigeria. Ky edicion është kuruar nga Cecilia Alemani, ndërsa president i Bienales së Venecias 2017 është Paolo Baratta, që ka drejtuar rreth 20 edicione, dhe drejtore e kësaj bienaleje është artistja franceze Christine Macel. Shqipëria do të përfaqësohet me projektin e titulluar ‘‘Ndodhi në kohën e tashme’’ të artistit Leonard Qylafit me kuratore Vanessa Joan Müller.

Qylafi përmes kësaj vepre do të prezantojë historinë e së shkuarës me një këndvështrim interesant. Artisti shqiptar prezantohet me pikturat e dokumentet personale që sjellin një kontrast midis historive individuale dhe kujtesës kolektive, në një trajtim politik dhe poetik.

Duke e krijuar lidhjen e tij me kohën, Qylafi prodhon një ngjashmëri dhe analogji të fortë dhe të re, e cila ngre shumë pyetje, duke e bërë edhe më emocionuese potencialin e dinamikës së narrativave të paraqitura. Kuratorja e veprës që përfaqëson Shqipërinë është Vanessa Joan Müller. Vepra e artistit shqiptar Leonard Qylafi do të vendoset në Sallën e Armëve, kati parë, ndërtesa A. Hapja zyrtare e Pavijonit do të bëhet më 11 maj në orën 14:00.

Pin It