Kurrë mos lini shishe me ujë në makinë

“The Mirror” shkruan se bidoni i ujit i lënë brenda makinës në vende të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit, mund të shkaktojë zjarr. Në temperatura të larta, rrezet e diellit depërtojnë materialin plastik të shishes, duke e djegur, e më pas shkaktohet zjarr në pjesët e tjera të automjetit.  Por, ju duhet të jeni të kujdesshëm që shishen e ujit mos ta lini pranë materialeve të tilla si letra, rroba apo mbeturina, pasi kjo mund të

jetë e rrezikshme. Nëse ju e lini shishen brenda makinës në një pozicion të tillë që të jetë tërësisht e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit për një kohë të gjatë që të arrihet temperatura optimale, atëherë shanset janë vërtetë të mëdha që të shkaktohet zjarr. Prandaj, jini më të kujdesshëm ndaj situatave të tilla në këto temperatura të nxehta. Një vend ideal për të lënë shishet që të shmangen këto incidente, është poshtë mbështetësit të krahut apo poshtë seediljeve tek këmbët.

Pin It