Eshtë koha e hurmave arabe, ja çfarë duhet të dini për to

Hurma konsiderohet si minierë vitaminash, për shkak se përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D. Kjo, përveç glukozës së lehtë dhe të thjeshtë në përbërje.

Hurmat kanë disa vlera shëndetësore, më poshtë do të lexoni disa prej tyre:

-Forcon mëlçinë dhe e zbut atë.

-Zbut ashpërsinë e fytit.

-Nëse hahet esëll, eliminon askaridet.

-Forcon muskujt dhe nervat si dhe vonon plakjen.

-Lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

-Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet.

-Forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

-Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun e zorrët e fëmijëve.

-Lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.

-Masa e krijuar nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e diarresë dhe dizenterisë tek fëmijët, por ajo duhet të merret tre herë në ditë. Po ashtu kjo masë zvogëlon dhimbjen dhe forcon mishrat e dhëmbëve gjatë procesit të daljes së dhëmbëve duke lehtësuar këtë proces.

-Është e këshillueshme, që t’i lani mirë hurmat e njoma, kur i blini ato, veçanërisht kur duhet t’i përdorni si ushqim ose ilaç për fëmijët. Këshillohet, fërkimi i gojës së të porsalindurit me një hurmë të shtypur mirë dhe ushqyerja e tij me të.

 

Pin It