Lashtësia e gjuhës arabe dhe fjalët e njohura botërisht me prejardhje prej saj

Arabishtja është në mesin e pesë gjuhëve më të popullarizuara në botë, janë rreth 400 milionë njerëz që e flasin këtë gjuhë.

Gjithashtu kjo gjuhë është edhe ndër më të lashtat, gjë që e bën të ketë kuptim fakti se shumë fjalë bota i ka trashëguar nga gjuha arabe.

Algjebra

Kjo fjalë vjen nga fjala arabe al-jabr, e cila e përshkruan ribashkimin e pjesëve të thyera/ndara dhe ka filluar të përdoret në librat arabik mësimorë të matematikës. Emri i autorit kishte qenë al-Khwarizmi – emër i cili ishte kthyer në termin matematikor të njohur si algjebra.

Kafja

Arabia kafen e ka marrë nga Afrika lindore dhe e ka quajtur atë qahwah. Pastaj kafja kishte shkuar në Turqi, ku ishte emëruar kahve, pastaj italianët e kishin quajtur caffe, dhe në fund britanikët e kishin emëruar si coffe.

Zero

Matematicienti italian Fibonacci ua kishte prezantuar evropianëve konceptin e numrit zero në shekullin e 13’të. Ai ishte rritur në Afrikën Veriore dhe e kishte mësuar fjalën arabe sifr – domethënia e së cilës ishte “asgjë” ose “e zbrazët”. Ai e kishte ‘latinizuar’ atë si zephrum, dhe pastaj italianët e kishin emëruar si zero. Për shkak se numrat romakë nuk mund ta shprehnin këtë numër, ai e kishte huazuar numrin nga arabishtja, ndërsa tani të gjithë numrat njihen si numra arabë.

Pin It