Spektrum Jetësor – Të edukojmë me art

Regjisorja Alma Hoti Memo në studion e emisionit Spektrum Jetësor. ” Më datë 25 mars do të tentojmë të fitojmë Guinnessin e parë shqiptar, 2017 të rinj nga shkollat e Tiranës do të jenë në bulevard duke performuar të gjithë bashkë nën moton: ” Rri, mos shko! Shqipëria ka nevojë për ty!”. CupSong Albania do të realizohet në 5 minuta duke dhënë kështu mesazhin për ta ndërtuar ne të ardhmen e vendit tonë duke qëndruar dhe duke dhënë më të mirën për t’i shfrytëzuar potencialet e gjithsecilit në funksion të të mirës së përbashkët. Nëpërmjet artit dhe të bukurës ne do t’i japim një mesazh botës: “Nuk jemi vend i luftës por i dashurisë dhe vlerave njerëzore”.  Gjithashtu kemi folur edhe për teatrin lëvizës organizuar nga qëndra sociale “Të edukojmë me art”, me qëllimin për të edukuar sjelljet që nuk e tolerojnë bullizmin dhe asnjë lloj të dhunës. Për më shumë detaje klikoni linkun bashkëngjitur:

https://soundcloud.com/spektrum-group/spektrum-jetesor-te-edukojme-me-art

Pin It