Studim: Boronica ndihmon ne zvogëlimin e depresionin pas lindjes

Sipas një studimi, boronica është fruti që ka efekte të dobishme në largimin e depresionit pas-lindjes.

Amino acidet, tritptofani dhe tirozina që gjenden në këtë frut, ndihmojnë në ruajtjen e balancit tek gratë pas lindjes. Shkencëtarët e Qendrës për Varësi dhe Shëndet Mendor në Toronto, gjetën se gratë të cilat kishin konsumuar boronica, pesë ditë pas lindjes, në kulmin e depresionit post-natal, nuk kishin pësuar rënie te humorit , shkruan Daily Mail. Ndërkaq, ato që nuk kishin marrë, kishin një rritje të konsiderueshme në rezultatet e tyre në testin e depresionit. Ky studim i 41 grave u publikua në ditarin e “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

“Ne besojmë se ky është studimi i parë që shfaq një efekt aq të fortë dhe të dobishëm në reduktimin e depresionit post-natal, në kohën kur ky lloj depresioni  arrin pikën më të lartë”, tha Dr. Jeffrey Meyer, udhëheqësi i këtij hulumtimi.

Pin It