Rritet numri i femrave drejtuese

Women-Leadership

Numri i femrave profesioniste në pozicione drejtuese është rritur edhe pse me ritme të ngadalta. INSTAT tregon se gjatë 2015 përqindja e femrave të punësuara në pozicione drejtuese, profesioniste dhe teknike arriti 21.5% duke u rritur me 1.1% krahasuar me 2014.

Fushat e vetme në të cilat punësimi i femrave pësoi rënie janë bujqësia, pyjet dhe peshkimi, ku numri i femrave të punësuara ra me 2.7%.

Rritje ka pësuar edhe sektori i shitjeve dhe shërbimeve, zejtaria dhe montimi i pajisjeve përkatësisht me 1.3% dhe 0.6%.

Pin It