Koncensioni i rrugës së Kombit, shtyhet afati i kualifikimit

images

Kompanitë që do të shprehin interes për të marrë me koncesion ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ‘Rrugës së Kombit’ do të kenë afat deri në 30 maj për të dorëzuar ofertat. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpalli sërish në muajin shkurt ofertën për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë, me gjatësi 60 km. Koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sërë standardesh të paracaktuara të performancës gjatë koncesionit/PPP 30-vjeçar.

Sipas MTI-së, objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncesionari i ardhshëm do të të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.

Qeveria shqiptare e pati shpallur edhe në fillim të vitit të shkuar ofertën për dhënien me partneritet publik privat ndërtimin, mirëmbajtjen dhe operimin e rrugës “Milot-Morinë”. Në datën 29 tetor u hapën ofertat e paraqitura nga dy ofertues, kompani kineze “China Communication and Construction Company” dhe konsorciumi i kryesuar nga turqit “Vendeka Bilgi”. Tenderi u anulua pasi ofertat e paraqitura u konsideruan të papranueshme nga autoritetet shqiptare për shkak të kostove të larta.

Pin It