10 vjetori i pavarsisë së Malit të Zi, Presidenti Nishani uron Vujanoviç

147-1-321x200

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka uruar Presidentin e Malit të Zi Vujanoviç për 10 vjetorin e pavarësisë. I ftuar nga pala malazeze me rastin e përvjetorit të 10 të pavarësisë, Nishani ka përgëzuar homologun e tijë malazez për arritjet në përgjithësi të këtijë shteti. Gjithashtu e uroi edhe për hapin e fundit të shtetit Malazez për antarësimin në NATO, gjë që Presidenti ynë e quajti një kontribut për të gjithë

 

Të ftuar në ceremoninë festive ishin edhe Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, si dhe shumë liderë dhe autoritete të tjera nga rajoni dhe Evropa.

Presidenti Nishani vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe e siguroi Presidentin Vujanović për angazhimin e plotë e të sinqertë të Shqipërisë në promovimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën mbështetjen për bashkëpunimin rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit në frymën e fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit.

Pin It