Presidenti dekreton ligjin për amnistinë, 670 persona përgatiten të lënë qelitë

bujar-nishani

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, dekretoi sot ligjin për amnistinë fiskale të miratuar në seancën e fundit parlamentare. Amnistia hyn në fuqi 15 ditë pas botimit të ligjit në fletoren zyrtare.

Në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës thuhet se “Dekret për shpallje të ligjit; Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, dekretoj shpalljen e ligjit nr.141/2016 “Për dhënie amnistie. Nr. Dekretit 9927, Presidenti Bujar Nishani.

Ligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës dhe prej tij pritet të përfitojnë rreth 670 të dënuar në burgje. Përfituesit janë kryesisht persona që kanë kryer vepra të lehta penale dhe që kanë përmbushur pjesën kryesore të dënimit me sjellje të mirë.

“Nga këta, në përparësi janë 15 gra nga 94 gjithsej, të cilat do të lirohen. Ndërkohë, burra të moshuar janë 7, mbi 60 vjeç dhe që kalojnë kriteret e ndalimit. Mjafton të mos kenë bërë vrasje dhe krime të tjera të rënda. Të mitur janë 8 dhe të sëmurët me sëmundje të përhershme 15. Për arsye të ndryshme është humane që të jenë mes përfituesve”, prezantoi Manjani ligjin në Kuvend gjatë këtij muaji.

Pin It