Amnistia fiskale, detyrimet dhe gjobat që falen

amn

Ministria e Financave ka hartuar draftin e ri për amnistinë fiskale. Sipas këtij drafti një pjesë e dytrimeve do të falen plotësisht, ndërsa për pjesën tjetër do të falen gjobat.

Kështu do të falen detyrimet deri dhjetor të vitit 2010, gjobat dhe kamatvonesat për periudhën nga 2011-­2014, me kusht që të paguhen detyrimet, si dhe gjobat e llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar të punonjësve.

Amnistia prek gjithashtu të gjitha detyrimet e gjobat për bizneset e çregjistruara, si dhe gjobat për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare të llogaritura deri në datën 31 dhjetor 2016. Po kështu do të falen edhe gjobat për mosdeklarim në afat, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.06.2017.

Edhe subjektet që kanë tepricë kreditore të TVSH­-së ose të një tatimi tjetër, përfitojnë nga fshirja e detyrimeve tatimore, por pas kompensimit (zvogëlimit) të tepricës deri në masën e tatimit të papaguar.

 

Pin It