Ulen shpenzimet buxhetore dhe investimet për 2016

taksa

Shpenzimet buxhetore për vitin 2016 pësuan rënie krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave fiskale të Ministrisë së Financave shpenzimet totale ishin 1.9% më të ulëta se me 2015, me rreth 8.1 miliardë lekë më pak (60 mln euro).

Kjo ulje është rezultat i uljes së shpenzimeve për interesa dhe shpenzimeve kapitale.

Ndërkohë mbetet problematike vështirësia që shfaqet për të realizuar programin vjetor të investimeve. Në 2016 ato ato rezultuan 1,7 miliardë lekë më të ulëta se më 2015, me një rënie 2.8%.

Qeveria në planin e rishikuar nëpërmjet aktivit të dytë normativ synonte të azhurnonte 58.6 miliardë lekë duke e shkurtuar parashikimet në lidhje me planet e fillim vitit me rreth 1.3 miliardë lekë. Por të dhënat finale tregojnë se janë shpenzuar për investime kapitale 61.2 miliardë lekë, shumë kjo që është rreth 3 për qind më ulët se 2015, por më e lartë se plani i vitit 2016. Shpenzimet kapitale të 2016 arritën nivelin më të ulët të dekadës si në vlera neto dhe në raport me PBB-­në.

Pin It