261 vjet Mozart, gjeniu i rrallë i muzikës

19052729_304

Më 27 janar 1756  lindi në Strasburg, Wolfgang Amadeus Mozart, një fëmijë gjeni i muzikës. Mozarti që në vitet e para ka treguar një talent të jashtëzakonshëm muzikor. Përpjekjet e para për të kompozuar i ka bërë që në moshën pesë vjeçare. Kur ishte shtatë vjeç i mësoi vetes violinën dhe organon, kur ishte tetë vjeç kompozoi sonata për piano dhe kur ishte 12 operen e parë. Babai i tij Leopoldi, vetë mësues muzike, e njohu talentin e të birit dhe e prezantoi atë dhe motrën Ana Maria brenda dhe jashtë vendi. Deri në vitin 1766 babai së bashku me fëmijët udhëtoi ndër të tjera në Paris, Londër dhe Hagë. Mozarti dhe motra e tij luanin në oborre dhe në akademi publike. Por fillimisht Mozart debutoi në Mynih dhe në Vjenë, pastaj në Augsburg dhe në Frankfurt.

Dy javë rresht do të ofrohen vepra të babait dhe djalit, në mënyrën se si janë luajtur historikisht. Edhe në Vjenë Mozarti duhet marrë seriozisht dhe jo vetëm për qëllime komerciale, thekson organizatori i vitit të Mozartit në Vjenë, Peter Marboe. Të 30 milionë eurot, që ka në dispozicion do t´i shfrytëzojë në rradhë të parë për projekte me vlerë. Një fond që do t´i kishte shërbyer edhe Mozartit të ri, sepse ai konsiderohet si njëri nga kompozitoret e parë të pavarur të oborreve dhe pas periudhes së fillimit si fëmijë gjeni iu desh të punonte shumë për të fituar jetesen. Që kur ishte fëmijë Mozart u emërua si koncertmaestro i orkestres së oborrit në Strasburg, nga ku në gusht 1777 kërkoi të largohej. Në Mynih dhe në Mannheim Mozart u përpoq më kot për t´u punësuar. Edhe në Paris ai nuk mundi të zërë vend dhe u kthye në vitin 1778 pas vdekjes së nënës, Ana Maria në Salzburg, si organist i oborrit. Salzburgu konsiderohet si qyteti i studjuesve të Mozartit.

Në vitin 1782 Mozart u martua me Konstanze Weber. Me të ai jetoi në Vjenë. Jetesën e fitonte duke dhënë mësim në piano dhe shkroi i ngarkuar nga Perandori Josef i II-të, Operen e tij “Rrëmbimi nga Sarai”. Edhe opera komike “Nata e Figaros” u krijua me mbështetjen e perandorit Josef. Publiku megjithatë nuk e kuptonte muzikën komplekse dhe përmbajtjen e tij kritike ndaj shoqërisë. Situata ekonomike e Mozartit u keqësua. Ai u emërua në vitin 1787 si kompozitor i oborrit, por rroga ishte e vogël. Në vitin 1791 u shfaq për herë të parë opera “Fyelli magjik”, një nga sukseset e fundit të Mozartit. Ai vdiq në moshën 35 vjeçare duke punuar mbi rekuiemin e tij. Në vitet e fundit kompozoi ndër të tjera Sinfoninë e Jupiterit dhe Serenatën me famë botërore “Një muzikë e vogël nate”. Mbi 600 vepra ka kompozuar Mozarti në periudhën e shkurtër të krijimtarisës ë tij. Një repertor i gjere sinfonish, koncertesh, sonatash, operash, pjesë për kanto me përmbajtje laike dhe fetare.

Veprat e Mozartit janë sot pjesë e literaturës muzikale botërore.

Pin It