Mënyrat si ta largoni dhimbjen e fytit

Ditët e ftohta të dimrit karakterizohen edhe nga dhimbjet e fytit që herë pas here shoqërohet me vështirësi në gëlltitje.

Më poshtë do të lexoni disa mënyra si ta kaloni dhimbjen e fytit.

1. Ilaçet

Një nga mënyrat më të shpejta është që menjëherë të merrni ndonjë ilaç që e redukton inflamacionin, ënjtjen dhe acarimin dhe kështu fyti do të dhemb më pak.

2.Kripë dhe ujë

Sapo ta ndieni ndjesinë e djegies dhe dhimbjes në fyt, merrni pak ujë të ngrohtë me kripë të thjeshtë dhe gargarisni. Këtë mund ta bëni disa herë në ditë, sepse në këtë mënyrë i shkatërroni bakteret. Mjekët zakonisht rekomandojnë solucion me një gotë ujë dhe gjysmë luge të vogël kripë

3.Tabletat përtypëse për fyt dhe sprajet

Tabletat përtypëse për fyt do t’ua lehtësojnë menjëherë dhimbjen sepse me përtypjen e tyre do të stimuloni tajitje më të madhe të pështymës dhe kështu e gjithë zona do të jetë më pak e thatë. Në farmaci do të mund të zgjidhni lloje të ndryshme të tilla si ato me vitaminë C ose mjaltë dhe bimë të dobishme. Gjithashtu mund t’ju ndihmojnë edhe sprajet të cilët kanë përbërës të ngjashëm antiseptik.

4. Shurupi

Nëse keni filluar të kolliteni nga pak, patjetër blini shurup, sepse kështudo të parandaloni avancimin e mëtejshme dhe më lehtë do ta përballoni ditën në punë.

5. Pini shumë lëngje

Si tek çdo ftohje, është thelbësore që gjatë gjithë kohës të pini çaj ose ujë që të mos dehidroheni. Lëngu do ta shpëlajë fytin e sëmurë dhe ju do të ndjeheni më mirë. Do t’ju bëjë mirë edhe supa e shtëpisë.

6. Pini çaj

Zgjidhni çajra bimore të cilat do ta forcojnë imunitetin, si çaji i gjelbër, i zi dhe i bardhë, por bëni kujdes të mos jetë i nxehtë.
7.Hani supë pule

Supa e nxehtë do t’ju ndihmojë shumë kështu që sigurohuni ta kosumoni atë në rastin tuaj të parë. Nëse e pyesni veten se pse pikërisht supa, përgjigjja është e thjeshtë, natriumi në supë vepron si antiinflamator, dhe ngrohtësia e saj lehtëson dhimbjen. Përveç kësaj, fyti që dhemb mund të përkeqësohet kur e përtypni ushqimin, ndërsa supën me perime të copëtuara mund ta pini me lehtësi.

8. Pushoni

Edhe pse kjo nuk është ndonjë mënyrë e shpejtë për shërim, ajo është shumë e rëndësishme dhe do të ishte mirë që të pushoni sa më shumë. Kështu, do ta fitoni më lehtë betejën me infeksionin dhe do t’ia jepni energjinë e nevojshme trupit. Pjesa më e madhe e inflamacioneve të fytit shkaktohet nga ndonjë virus prandaj pushimi do të ndihmojë që të shëroheni sa më shpejt.

9. Ushqimi

Ushqimi është gjithashtu një element i rëndësishëm gjatë shërimit prandaj shmangni ushqimin e pashëndetshëm dhe kosumoni sa më shumë fruta dhe perime. Madje mund ta bëni edhe një limonadë me pak mjaltë sepse kështu do ta forconi imunitetin.

Pin It