“Gjuha na përfaqëson…”/ Faik Konica

Shkenca e edukimit është shkenca e së ardhmes, e para nga të gjitha, duke qenë se është motori i krejt të tjerave .

Edukimi është shkencë, shkenca e parimeve më të përgjithshme për zhvillimin e plotë të mendimit njerëzor.

Gjuha përfaqëson, me një besnikëri të përkryer, metodën mendore të një populli, mënyrën e tij të zakontë për të përcjellë idetë. (Ese për gjuhët artificiale).

Jeta e njeriut nuk është veçse një vijimësi mendimesh dhe veprimesh, të drejtuara qoftë mendimet, qoftë veprimet në një mënyrë të caktuar. (Ese për gjuhët artificiale).

Arti për të depërtuar në ndjeshmërinë e lexuesit është stili. (Ese për gjuhët artificiale).

Për të gjykuar mirë një njeri që ka pjesë në histori, duhet t’a gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme, po mbas kohës ku ay vetë u rrit, u suall e roiti.

Pin It