Parashikimi i motit, e mërkurë 25 janar 2017

15-05-1024x658

Pothuajse i gjithë territori i vendit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të dominojnë në të gjithë territorin. Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë në vlerat minimale por maksimalet nuk do të pësojnë ndryshime të tyre. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e Evropës do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues por temperaturat do të jenë relativisht të ulëta ku më të ulëta temperaturat do të shënohen në Moskë deri në -19 gradë C. Përsa i përket. Vendeve të balltikut do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dobëta të dëborës.

 

Pin It