Treni që do të udhëtojë me shpejtësinë e zërit, 997 km/h

635941__original

Koreja e Jugut planifikon të ndërtojë një tren shumë të shpejt i cili të jetë ne gjendje t’i transportojë pasagjerët me shpejtesinë e zërit.

Ndërkohë “Korea Times” shkruan që treni do të ketë një shpejtësi marramendëse, si një vetëtim.  Zyrtarët e Koresë së Jugut thonë se treni do të udhëtojë me më shumë se 997 km/h.

Nëse ky plan realizohet me sukses, treni supersonik do t’ia kalojë trenit më të shpejt për momentin i cili udhëton me 431 km/h.

Pin It