Ishulli Jeju në Korenë e Jugut, një çudi natyrore

Ishulli Jeju gjendet 130 kilometra në jug të gadishullit korean, ishulli më i madh dhe provinca më e vogël në Korenë e Jugut. Në këtë ishull, gjendet maja më e lartë e malit në Korenë e Jugut, e njohur si Hallasan dhe vullkani i fjetur, i cili ngrihet 1950 metra mbi nivelin e detit,

Në të ka tunele të laves, formacione bazalti, shpella me liqene nëntokësore, si dhe 360 ishuj të vegjël vullkanikë satelitë që e rrethojnë ishullin.

Ky ishull i bukur konsiderohet si çudi e shumëfishtë natyrore sepse është i mbrojtur nga UNESCO,si pjesë e trashëgimisë botërore.

Në këtë ishull gjenden më shumë se 200 bimë autoktone, 33 specie endemike, 17 lloje gjitarësh, 8 lloje amfibesh, 198 lloje të zogjve dhe mbi 900 lloje të insekteve.

 

Pin It