Nis amnistia, Manjani: Të sigurojmë integrimin në shoqëri

f27b1a84-5dd7-4765-b207-3c1058d8906e

Nisi sot procesi i lirimit të personave që përfitojnë nga amnistia në të gjithë burgjet e vendit. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani vizitoi burgun “Ali Demi”, ku uroi 10 gratë që rifituan lirinë dhe ftoi shoqërinë të mirëpresë ish të dënuarit për të siguruar integrimin e tyre në shoqëri.

Ministri Manjani iu dhuroi lule grave të liruara dhe tha se lirimi i tyre do të lumturojë 10 familje shqiptare.

“10 familje shqiptare do të jenë më të lumtura. Shoqëria duhet të jetë gati t’i mirëprese ish të dënuarit”, është shprehur Manjani ndërsa ka shtuar se është gati të nënshkruajë rekomandime pozitive për të liruarit nga ky ligj.

Ditën e sotme do të fitojnë lirinë 731 të burgosur në të gjithë vendin, të cilët përfitojnë nga amnistia e iniciuar nga Ministria e Drejtësisë.

Numri i të burgosurve që do të lirohen sipas institucioneve të burgimit:
Nga burgu i Fierit do të lirohen 150 të dënuar
Nga burgu i Peqinit do të lirohen 131 persona
Nga burgu i Lezhës do të lirohen 117 të dënuar
Nga burgu i Rrogozhinës do të lirohen 110 të dënuar
Nga burgu “Ali Demi” në Tiranë do të përfitojnë 9 gra të burgosura
Nga burgu 313 në Tiranë do të lirohen 7 të burgosur
Nga burgu 302 do të lirohen 4 të burgosur

 

Pin It