Proteza falas për pacientët e Nerurokirurgjisë, QSUT

Blue man with neck pain

Blue man with neck pain

Spitali Universitar i Traumës prej dy javësh ofron proteza falas për pacientët me dëmtime të shtyllës kurrizore. Që prej nisjes së këtij shërbimi janë realizuar pesë ndërhyrjet e para.

Shefi i Departamentit të neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, Fatos Olldashi, tha se protezar janë të një cilësie të lartë dhe ndihmojnë për rikuperimin e shpejtë shëndetësor të pacientëve.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi se investimi për këtë shërbim ka vlerën 300 milionë lekë.

“Janë 300 milionë lekë në vit që janë investuar për këtë qëllim te shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUT. Bashkë me 400 milionë tek Trauma dhe 500 milionë te shërbimi Universitar i Ortopedisë, domethënë 1.2 miliardë vetëm në këtë spital, që është Qendra Kombëtare e Traumës së vendit, financojmë këtë vit protezat. Dhe është pjesë e financimit prej 1.8 miliardë që është në gjithë vendin”, u shpreh Beqaj.

Ai rikujtoi edhe investimet që po bëhen në Spitalin Universitar të Traumës, duke theksuar se në pranverë do të jenë gati edhe mjediset e rikonstruktuara të Fizioterapisë.

Ndërkohë, Dr. Fatos Olldashi, Shef i Departamentit të neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, tha se protezat që po përdoren, përveçse janë të një cilësie tepër të lartë, ndihmojnë edhe në fazën e rikuperimit të pacientit.

 

Pin It