Tekste shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë në të katërtën

Nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt do t’u jepen tekstet shkollore në përdorim falas. Këtë vendim mori Qeveria në mbledhjen e saj të sotme, ku thuhet se çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për Ministrinë përgjegjëse për Arsimin.

Institucionet arsimore si dhe njësitë arsimore vendore ngarkohen që brenda muajit korrik të çdo viti, të përgatisin listën e parashikuar të nxënësve që ndjekin arsimin fillor, nga klasa e parë deri në klasën e katërt.

Po ashtu, në vendim thuhet se blerja e teksteve shkollore të nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt, në emër të prindërve ose përfaqësuesve ligjorë, për llogari të nxënësve, realizohet nga institucioni arsimor, për llogari të njësisë arsimore vendore.

Likuidimi i faturës tatimore ndaj subjekteve, shtëpive botuese, realizohet nga njësia arsimore vendore, me fondet e miratuara si “Transfertë tek individët”, në buxhetin e Ministrisë përgjegjëse për Arsimin, në llogarinë bankare të shitësit.

Mënyra e shpërndarjes dhe e administrimit të teksteve për këtë kategori nxënësish përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për Arsimin.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, parashikohen në shumën prej 270 000 000  lekësh. Këto fonde janë parashikuar në buxhetin e miratuar për vitin 2018.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Ata

Pin It