Sërish lëkundje tërmeti, prekën 3 qytete

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Korçës, Fushë-Krujës dhe Durrësit. Lajmi është bërë i ditur nga IGJEUM, i cili bën të ditur se ka regjistruar 3 lëkundje në qytete të ndryshme ndërkohë që më i forti duket se ka qenë në Fushë-Krujë.  Ndryshe nga një javë më parë që kishte disa lëkundje në Gjirin e Lalzit dhe Jug, këtë herë ka pasur një zhvendosje, pasi lëkundjet janë regjistruar edhe në Korçë dhe Fushë Krujë.

Lëkundjet janë regjistruar në orën 02:10:59 në Manëz 1.8 ballë, 02:37:55 në Fushë Krujë 2.3 ballë dhe 03:37:43 në Korçë 2 ballë. Lëkundje të tilla kanë qenë pa rrezik, pasi nuk është shënuar asnjë dëmtim.

Pin It