Kalendari historik: 12 korrik

12 Korriku është dita e 193-të e vitit – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 172 ditë.

100 BC – Lindi Gaius Julius Caesar (Jul Cezari), gjeneral romak, nga familje aristokrate që pretendonte se e kishte prejardhjen nga Iulus, bir i princit legjendar trojan, Enea.

927 – Aethelstan, Mbreti i Anglisë, siguron një premtim nga Constantine II i Skocise se ky i fundit nuk do të bëhej aleat me mbretërit Vikingë, duke shënuar fillimin e procesit të unifikimit të Britanisë. Kjo konsiderohet si data më e afërt e themelimit të Anglisë.

1493 – Nuremberg; del nga shtypi Kronika e Hartman Schedels, një nga librat e parë historikë të mirë-dokumentuar. Libri përshkruan historinë e botës, historinë njerëzore dhe gjithashtu historitë e disa qytete të rëndësishme evropiane. Libri u shkruar në latinisht nga Hartman Schedel, edhe me një version në gjuhën gjermane. Dijetarët latinë i referoheshin si Liber Chronicarum (Libri i Kronikave); anglisht folësit e quajnë Nuremberg Chronicles (Kronikat e Nurembergut), sipas qytetit në të cilën është botuar; ndërsa gjermanët i referohen si Die Schedelsche Weltchronik (Historia Botërore Schedelit), për nder të autorit.

1817 – SHBA; Lindi Henry David Thoreau, filozof amerikan dhe autor (v. 1862). Ndërkohë që jetonte në Walden Pond, Masaçusets, David pati  një përplasje me ligjin dhe kaloi një natë në burg, pasi refuzoi për të paguar një taksë. Biografët thonë se kjo përvojë e shtyu atë për të shkruar një nga esetë e tij më të njohura dhe më me ndikim: “Mosbindja Civile ndaj Qeverisë. Mendimet politike të Thoreaut u ndjenë  thellë, duke kundërshtuar skllavërinë dhe Luftën meksikane-amerikane. Ai paraqiti argumentin se veprimi duhet të bazohet  në ndërgjegjen individuale dhe jo në bindjen verbërisht ndaj ligjeve dhe politikave të qeverisë. “Detyrimi i vetëm që kam është për të bërë atë që mendoj se është e drejtë,” shkroi ai. Që prej publikimit më 1849, “Mosbindja Civile” ka frymëzuar shumë udhëheqës së lëvizjeve protestuese kudo në botë, Kjo qasje jo e dhunshme e mosbindjes politike e shoqërore ndikoi Mohandas Gandhin, i cili ndihmoi Indinë të fitojë pavarësinë nga Britania, apo veprimtarin amerikan për të drejtat civile, Martin Luther King Jr, ose Ibrahim Rugovën e Kosovës për çlirimin e popullit të vet.

1862 – Kongresi amerikan autorizoi ndarjen e Medaljes së Nderit.

1962 – Grupi Rolling Stones jep koncertin e tij të parë, në Klubin Marquee në Londër, Angli.

Lindje

1817 – Henry David Thoreau, shkrimtar amerikan, vdiq më 1862

1849 –William Osler, shkencëtar amerikan, vdiq më 1919

1895 – R. Buckminster Fuller, shpikës amerikan, vdiq më 1985

1937 – Bill Cosby, aktor komik amerikan

1967 – John Petrucci – Kitaristi dhe themeluesi i bendit Dream Theater

Vdekje

1536 – Erazmo Roterdams, humanist, letrar, filolog dhe filozof holandez.

Pin It